Aktualitet

Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës, flet fqinji i pronarit të banesës: Ishte zhurmë e fortë, doli e gjithë lagjia jashtë

Ai tha më tej se pronari i banesës nuk ka probleme me asnjë, ndërsa kështu kishte deklaruar dhe vetë ai. 

22 Shtator 2024, 22:34 Nga r.ll
Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës, flet fqinji i pronarit
vendngjarja

VAU I DEJËS- Një shpërthim me tritol në portën e banesës së Filip Dodajt ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Bushat në Vaun e Dejës.

Një nga fqinjët e Dodajt zhurma e shpërthimit ishte shumë e fortë dhe se e gjithë lagjia kishte dalë jashtë në atë moment. Ai tha më tej se pronari i banesës nuk ka probleme me asnjë, ndërsa kështu kishte deklaruar dhe vetë ai. 

“Kam qenë brenda, 8:10 ka qenë ora. Ishte zhurmë e fortë. Menduam se ishte dinamit. Doli e gjithë lagja jashtë. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi, ndonjë cisternë. Filipi nuk ishte në shtëpi. Ndjemë erën pastaj. Filipi nuk ka probleme me asnjë, edhe policia e pyeti. “Nuk kam gjë” i tha. Kamerat janë të banesës së Filipit, se ka frigoriferin e peshkut”, tregoi ai.

shperthim me tritol ne vaun e dejes

Sondazh

Poll