Bota

“Maqedonia s’ka nevojë për veting në gjyqësor”, ambasadori i BE-së në Shkup flet hapur, Zaev: S’jemi në gjendjen

17 Dhjetor 2019, 16:12 Nga DOSJA
“Maqedonia s’ka nevojë për veting në

MAQEDONI– Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar është shprehur se vetingu në gjyqësor në Maqedoni nuk është i nevojshëm, pasi gjyqësori nuk është edhe në gjendje shumë të keqe.

Alsat shkruan se Zgobar i ka bërë këto deklarata një ditë më parë pas takimit që zhvilloi me  kreun e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati. 

“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t’i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithsesi se qëndrimi jonë është se vendimi bie mbi vetë shteti,”– mësohet të jetë shprehur shefi i delegacionit të BE-së para mediave.

Të njëjtën gjë, mësohet të ketë deklaruar edhe vetë kryeministri Zoran Zaevv, teksa në fjalën e tij futi edhe gjendjen e Shqipërisë pas ndërmarrjes së vetingut.

“Me të vërtetë nuk është momenti për veting sepse vetingu pasqyron gjendjen e shtetit tonë mik të Shqipërisë, që ishe në situatë më ndryshe nga gjyqësori jonë. Por, gjithsesi gjendja në gjyqësor nuk është siç duhet. Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me të vërtetë, s’kemi nevojë për këtë,”– tha Zaev më tëj.

Zaev, më 1 dhjetor nëpërmjet një video ftoi Komisionin për Antikorrupsion që të fillojë me procedurën e kontrollit të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të konstatojë konflikte të interesave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedoni sali murati samuel zbogar maqedoni sali murati samuel zbogar

Sondazh

Poll

Bota 17 Dhjetor 2019, 15:36

BELGJIKË– Gabriel C, krİmineli i njohur në fushën e drôgës në Antëerp, Belgjikë ka inskenuar vdêkjen e tij për t’i shpëtuar hakmarrjês nga bandat shqiptare...