Bota

“S’kam ftesë për takimin në Durrës”, Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kemi thirrur Thaçin (VD)

17 Dhjetor 2019, 13:44 Nga DOSJA
“S’kam ftesë për takimin në Durrës”,

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për mediat ka folur sot dhe për takimet për mini-shengenin mes vendeve të Ballkanit. Në deklaratën e tij, kryeministri në ikje u shpreh se nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës për minishengenin ballkanik që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.

Haradinaj shtoi më tej se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë. Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”, u shpreh Haradinaj.

Por në një reagim për mediat, Kryeminsitria i është përgjigjur Haradinajt, duke thënë se si përfaqësues i Kosovës është ftuar Hashim Thaçi, pasi qeveria është ende e paformuar.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,”- njoftoi Kryeministria.

Pak javë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama mini shengen ballkanik ramush haradinaj edi rama mini shengen ballkanik ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...