Bota

Emrat/ Kush do t’i zërë vendin e presidentit Hashim Thaçit, diplomati jep detaje, mes ‘favoritëve’ edhe një grua

17 Dhjetor 2019, 07:47 Nga DOSJA
Emrat/ Kush do t’i zërë vendin e presidentit Hashim

KOSOVË-Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka sugjeruar tre emra si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e Hashim Thaçit si presidenti.

Në rrjetet e tij sociale, Bosch shkruan se tre emrat më të përshtatshëm për të zëvëndësuar Thaçin janë Fatmir Sejdiu, Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna.

“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti. Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit,”-shkruan ish-ambasadori.

Kush janë tre “të preferuarit” e Bosch?

Fatmir Sejdiu është profesor, politikan dhe Presidenti i dytë i Republikës së Kosovës. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiuu rizgjodh më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar por dha dorëheqjen më 2010.

Veton Surroi është publicist, politikan i njohur shqiptar dhe themelues e udhëheqës i Partisë Reformiste ORA. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2004, i cili ka themeluar më 1997, gazetën e përditshme “Koha Ditore”.

Dr. Vjosa Dobruna është Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës. Dr. Dobruna u bashkua me shërbimin diplomatik të Kosovës në vitin 2012, kur u emërua si ambasador në Amerikë Latine. Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, ka vazhduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, në Harvard, etj. Ambasadorja Dobruna flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, kroate, serbe dhe ka njohuri pune të italishtes.

 

Presidenti akutual Thaçi e ka marrë detyrën e kreut të shtetit të Kosovës më 7 prill të 2016 dhe pritet ta lërë ‘karrigen’ vitin që vjen. Thaçi nuk mbështetet as nga kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka lënë vetëm dy rrugë për të zgjedhur: ose të dorëhiqet, ose do të largohet. 

Sipas mediave kosovare lideri i LVV, Albin Kurti, ka propozuar emrat e Rexhep Qoses dhe Muratin Jasharit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni fatmir sejdiu hashim thaci presidenti i ri i kosoves veton surroi vjosa dobruna fatmir sejdiu hashim thaci presidenti i ri i kosoves veton surroi vjosa dobruna

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...