Bota

Papa heq kodin “sekret pontifikal” në rastet e abuzimit sèksual

17 Dhjetor 2019, 12:28 Nga DOSJA
Papa heq kodin “sekret pontifikal” në rastet e abuzimit

Papa Françesku ka hequr kodin e sekretit pontifical në rastet e abuzimit sèksual të klerit, pasi kritikoj se obligacioni është përdorur për të mbrojtur pèdofilët, për të mbajtur në heshtje viktimat dhe për të penguar autoritetet që të hetojnë krimet.

Në një dokument të ri, Papa Françesku dekretoi që informacioni në rastet e abuzimit duhet të mbrohet nga krerët e kishave për të siguruar, integritetin dhe konfidencialitetin e tij.

Por ai tha gjithashtu se kodi “sekret pontifik” nuk vlen më për akuzat, gjykimet dhe vendimet që lidhen me abuzimin sipas ligjit të kanunit të Kishës Katolike.

Vatikani tha se i konsideron imzhet pornògrafike për moshën 14-18 vjeç si pornògrafi tek fëmijët.

Ligjet e reja u nxorën ditëlindja e 83-të të Papa Françeskut – pasi ai përpiqet t’i përgjigjet shpërthimit global të skandalit të abuzimit dhe kërkon transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe ndaj viktimave dhe zbatimin e ligjit.

Burimi: Independent

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kodi sekret papa françesku kodi sekret papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...