Bota

“S’kam turp për atë që ka ndodhur”/ Aktorja Charlize Theron zbulon detajet se si nëna vrau babin e saj

17 Dhjetor 2019, 14:14 Nga DOSJA
“S’kam turp për atë që ka ndodhur”/ Aktorja

NEW YORK- Charlize Theron një nga aktoret më të famshme në botë, jeta e saj nuk ka qenë e lehtë.

44-vjeçarja nga Afrika e Jugut është rritur nga një baba alkolist.

Aktoria është treguar e hapur me publikun dhe ka folur për ngjarjen, tregon se si nëna ka vrarë babin e saj, ndërsa ka ikur i dehur në shtëpi, aktorja ka treguar se nuk turpërohet nga kjo ngjarje.

Theron, fituese e çmimit Oscar ishte vetëm 15 vjeç kur babai i saj, hyri në shtëpinë i dehur dhe kur ndodhi tragjedia.

Ai ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të saj dhe të ëmës, por për fat ato kanë shpëtuar, pasi i ati ishte aq i dehur, sa mezi qëndronte në këmbë.

Më pas e ëma ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e ndodhur në vitin 1991 u cilësua si vetëmbrojtje dhe ndaj nuk nisi asnjë procedim penal.

Gjithçka nëna e bëri për vetëmbrojtje ka thënë aktorja.

Ka shumë familje që vuajnë nga dhuna dhe për shkak të ndrojtjes ata nuk flasin.

Unë mendoj se sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë se nuk jemi vetëm. Ajo që ndodhi atë natë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, por fatkeqësisht këto gjëra ndodhin në jetë.

Por unë nuk kam turp për atë që më ka ndodhur”, u shpreh 44-vjeçarja, e cila është shprehur se i detyrohet shumë së ëmës, për formimin e saj, si një grua e fortë dhe e guximshme.

Burimi: dailymail

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota charlize theron dhune ne familje fituese e çmimit oscar charlize theron dhune ne familje fituese e çmimit oscar

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...