Bota

Gjykata e Pakistanit dènon me vdèkje ish-presidentin Pervez Musharraf

17 Dhjetor 2019, 08:04 Nga DOSJA
Gjykata e Pakistanit dènon me vdèkje ish-presidentin Pervez

PAKISTAN- Gjykata speciale pakistaneze ka dènuar ish-diktatorin ushtarak dhe presidentin Pervez Musharraf me vdèkje në mungesë, duke i dhënë fund procedurave të tradhtisë së gjatë 6-vjeçare ndaj tij për pezullimin e kushtetutës së vendit në 2007.

Me një shumicë dy-me një, gjykata speciale e përbërë prej tre anëtarësh e kryesuar nga gjykatësi Waqar Ahmad Seth shpalli aktgjykimin.

Musharraf, i cili ndodhet në Dubai që nga viti 2016 teksa po merr trajtim mjekësor, ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Supreme, sipas ish-prokurorit të përgjithshëm Ashtar Ausaf.

Është hera e parë në historinë 72-vjeçare të Pakistanit që një sundimtar ushtarak u gjykua me tradhti të lartë për imponimin e një rregulli emergjence dhe pezullimin e kushtetutës në vitin 2007. Musharraf, si shef i ushtrisë, rrëzoi qeverinë civile të ish-kryeministrit Naëaz Sharif në 1999 dhe më vonë u bë presidenti ushtarak i vendit.

Musharraf ishte një aleat kryesor për ShBA pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, derisa ai u detyrua të tërhiqet në vitin 2008 për të shmangur fajësimin nga Parlamenti.

Gjykata vonoi gjykimin në nëntor pasi administrata e kryeministrit Imran Khan dhe ish-shefi ushtarak kërkuan më shumë kohë për argumente. Një gjykatë antiterrori tashmë e ka shpallur të pabindur dhe ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të tij në çështjen e vrasjes së ish-kryeministrit Benazir Bhutto.

Burimi: bloomberg

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ish-presidenti pakistanez dènohet me vdèkje pakistan pervez musharraf ish-presidenti pakistanez dènohet me vdèkje pakistan pervez musharraf

Sondazh

Poll

Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...