Sport

E bujshme, futbollisti i Liverpool gati të blejë skuadrën franceze!

Tashmë është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe mbrojtësi anglez është gati të shkojë deri në 140 milionë.

20 Shtator 2024, 17:04 Nga DOSJA
E bujshme, futbollisti i Liverpool gati të blejë skuadrën

ANGLI - Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i krahut i Liverpulit, Trent Alexander-Arnold, synon të blejë klubin e Nantes.

Tashmë është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe mbrojtësi anglez është gati të shkojë deri në 140 milionë, e gjitha kjo nëpërmjet një kompanie investimi angleze me qendër në Londër, e kontrolluar nga babai i tij.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, megjithatë, nuk do të ishte i gatshëm ta shesë për momentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll