Sport

"Barça gati për ta përballuar Champions League. Ne do t'i arrijmë objektivat"

“OK, u thashë lojtarëve, duhet të kthehemi. Më të fortë dhe të rikuperojmë për ekipin dhe kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të bëjmë për të pasur një Champions League të mire”.

20 Shtator 2024, 14:11 Nga DOSJA
"Barça gati për ta përballuar Champions League. Ne do

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp pas humbjes 2-1 ndaj Monacos në Champions League: "Ndeshja ndryshoi pas kartonit të kuq në minutën e 10-të, duke ndryshuar idenë dhe planifikimin tonë.

Ne jemi përpjekur. U mbrojtëm me pasion, patëm disa aspekte pozitive në lojë, por në fund ata futën lojtarë të shpejtë dhe ne duhet ta luajmë humbjen. Me siguri, kur lojtarët e tjerë të na kthehen ne do të jemi më të fortë”.

Blaugranët do të kthehen në fushë këtë fundjavë kundër Villarrealit dhe Flick nuk dëshiron asnjë justifikim: "Kishte zhgënjim në dhomën e zhveshjes dhe thashë që tani duhet të rikuperohemi për të dielën. LaLiga është e rëndësishme dhe ne duhet të vazhdojmë të fitojmë.

Duhet ta analizojmë ndeshjen dhe të flasim me lojtarët për të parë se çfarë nuk bëmë mirë, por duhet të rikuperojmë energjinë tonë. OK, u thashë lojtarëve, duhet të kthehemi. Më të fortë dhe të rikuperojmë për ekipin dhe kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të bëjmë për të pasur një Champions League të mire”.

Në fund ai përfundoi duke folur për individët: "Lamine u përpoq shumë për të krijuar. Ishte një ndeshje e vështirë dhe duhet të përshtatesh me këto situata. Zëvendësimi i Lamine dhe ai i Cubarsit, ishin për të dielën. Ata ishin shumë të lodhur.

Casado është mirë dhe ka marrë vetëm një goditje, ai është ndër lojtarët që dhanë më shumë nga sa mendonim. Jam shumë krenar për këtë ekip dhe duhet ta pranojmë këtë humbje.

Ansu Fati? Unë fola me të dhe ai e sheh veten më shumë si anësor i majtë, por ka cilësi të mëdha për të luajtur edhe në qendër. E pashë atë shumë të ndryshëm në korrik dhe të shkëlqyer në stërvitje. Tani atij i duhet kohë dhe ne duhet të kujdesemi për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll