Sport

Ancelotti i kënaqur me brazilianin Endrick: “Flet pak dhe punon shumë”...

Trajneri i Real Madridit nuk ka dyshim se braziliani do të jetë titullar shumë herë

20 Shtator 2024, 14:32 Nga DOSJA
Ancelotti i kënaqur me brazilianin Endrick: “Flet pak dhe punon

SPANJE - Carlo Ancelotti ishte i impresionuar që me ditët e para të Endrick te Real Madrid. I pyetur nëse sulmuesi brazilian do të jetë titullar së shpejti, trajneri italian ishte i bindur.

“Ai do të startojë në një nga ndeshjet e ardhshme dhe në shumë ndeshje të Real Madridit. Me cilësinë që ka, kjo është mjaft e dukshme. Ai është shumë i përulur, flet pak dhe punon shumë. Kjo më pëlqen”,- theksoi trajneri në një konferencë për shtyp.

Sulmuesi, më parë i Palmeiras, ka luajtur tashmë pesë ndeshje për Merengues, por të gjitha si zëvendësues, në total ai ishte në fushë për 20 minuta dhe shënoi dy gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll