Sport

Akanji i pasoi topin gjyqtarit të katërt, duke menduar se është Bernardo Silva: ishte faji i uniformave të Cityt…

Ngjyrat që kishte veshur Manchester City në ndeshjen ndaj Interit nuk u kanë pëlqyer tifozëve

20 Shtator 2024, 13:23 Nga DOSJA
Akanji i pasoi topin gjyqtarit të katërt, duke menduar se

ANGLI - Uniforma që Mançester Siti përdori në ndeshjen ndaj Interit, në Champions League, mori shumë kritika nga tifozët, shumë prej të cilëve e konsideruan si “më të këqijat e historisë”.

Por lojtarët dukej se u pëlqenin ngjyrat, megjithëse Manuel Akanji ngatërroi arbitrin e katërt për Bernardo Silva.

“Më pëlqen shumë. E kisha parë edhe më parë, në sesionin fotografik për Puma-n, por u ngatërrova shumë. Mendova se gjyqtari i linjës ishte Bernardo Silva dhe ia kalova topin... Por më pëlqen. Shumë uniforma, por unë mezi pres të luaj më shumë me të”, shpjegoi mbrojtësi zviceran në fund të ndeshjes, e cila përfundoi në barazim pa gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll