Sport

Sulmuesi ankohet për futbollin turk: “Eshtë shumë i ashpër”…

“Ata që shkelmojnë duhet të ndëshkohen. Dhe gjyqtarët nuk duhet ta ndërpresin lojën me fishkëllima të panevojshme”

20 Shtator 2024, 15:30 Nga DOSJA
Sulmuesi ankohet për futbollin turk: “Eshtë shumë i

TURQI - Rafa Silva, sulmuesi portugez 31-vjeçar, i cili u largua nga Benfica dhe iu bashkua Besiktas-it në merkaton e verës, ankohet për futbollin turk, për shkak të faulleve të vazhdueshme.

“Lojërat janë shumë të ashpra. Fatkeqësisht, vendimet e arbitrave nuk na mbrojnë nga goditjet. Duhet të ketë një luftë për të rritur vlerën e markës dhe audiencën e futbollit turk. Megjithatë, ata që shkelmojnë duhet të ndëshkohen. Dhe gjyqtarët nuk duhet ta ndërpresin lojën me fishkëllima të panevojshme”, tha lojtari, cituar nga Fanatik.

Objektivi i ndërhyrjeve të rënda nga kundërshtarët, sulmuesi portugez Rafa Silva, tashmë ka shënuar katër gola dhe tre asistime në shtatë ndeshje për Besiktas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll