Sport

Gjyshja e Yamal ndjehet e kërcënuar: "Nëse duan të më vrasin, unë jam këtu"...

Fatima do të largohet nga lagjja ku jetonte për shkak të pasigurisë

20 Shtator 2024, 12:33 Nga DOSJA
Gjyshja e Yamal ndjehet e kërcënuar: "Nëse duan të

SPANJE - Në moshën 17-vjeçare, Lamine Yamal është tashmë një nga figurat e mëdha të Barcelonës dhe futbollit botëror.

Por në Rokafonda, në lagjen ku ai u rrit, jo të gjithë e mirëpritën ngritjen e lojtarit dhe problemet e pasigurisë së familjes së tij janë realitet. Tani në lagje jeton vetëm gjyshja, por Fatimeja do ta braktisë atë për shkak të kërcënimeve.

"Tani me këtë historinë që ndodhi me Munirit (babai i Lamine), nuk mund të ha. Më është mbyllur stomaku nga tronditja, frika. Nëse duan të më vrasin, jam këtu", filloi duke thënë gjyshja e Yamal për Antena 3, një kanal televiziv spanjol, duke iu referuar goditjes me thikë të babait të sulmuesit në gusht.

Fátima siguroi se fqinjët janë ziliqarë për atë që Yamal ka arritur kohët e fundit. “Njerëzit që sulmuan Munirin (babai i Lamine) më thanë se kjo do të ndodhë edhe me mua”, shtoi ajo. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll