Sport

Graham Arnold ka dhënë dorëheqjen: ai nuk është më trajner i Australisë!

“Ne duam një trajner që është padyshim i zgjuar taktikisht, një trajner që e kupton mentalitetin australian”.

20 Shtator 2024, 11:12 Nga DOSJA

Graham Arnold ka dhënë dorëheqjen: ai nuk është më

AUSTRALI - Graham Arnold nuk është më trajner i Australisë. Trajneri më jetëgjatë në historinë e ‘Socceroos’ do të largohet menjëherë nga posti i tij në kombëtare, pasi i komunikoi Federatës vendimin e tij. Ai mori vetëm një pikë në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026.

“Pas ndeshjes në Indonezi thashë se kisha për të marrë disa vendime të rëndësishme, unë ndoqa instinktet e mia dhe mora vendimin, pas 40 vitesh shërbimi dhe 6 vitesh në krye të ‘Socceroos’.

Ishte koha për të ndryshuar dhe për të ecur përpara. Unë pata disa vështirësi pas humbjes së Kupës së Azisë, duke menduar se do ta fitonim atë, unë them se dikush tjetër mund të hyjë dhe të marrë më shumë. Stafi dhe unë bëmë gjithçka që mundëm”.

James Johnson, CEO i FA, ishte shumë i qartë në shpjegimin e synimeve të Federatës: "Plani ynë nuk është të emërojmë një trajner të përkohshëm, por të hyjmë në tregun e transferimeve dhe të emërojmë një menaxher të përhershëm.

Duam një trajner që besojmë se ndan vizionin tonë dhe që do të marrim më të mirën nga kjo skuadër përpara Kupës së Botës 2026. Ne duam një trajner që është padyshim i zgjuar taktikisht, një trajner që e kupton mentalitetin australian”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Subway Socceroos (@socceroos)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll