Sport

Renditja e Champions League me formatin e ri, pas ndeshjeve të para…

Ka përfunduar raundi i parë i Champions League, si dhe është përcaktuar tabela e renditjes së 36 skuadrave.

20 Shtator 2024, 10:48 Nga DOSJA

Renditja e Champions League me formatin e ri, pas ndeshjeve të para…

ZVICER - Chamjpions League e edicionit 2024-25 është diçka tjetër me një format të ndryshëm, kështu që skuadrat tani përballen me tetë kundërshtarë të ndryshëm, me katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë, teksa të gjitha rezultatet përmblidhen në një tabelë të vetme.

Tetë të parat shkojnë direkt në raundin e 16-të, tetë të fundit eliminohen nga Evropa deri në sezonin e ardhshëm, ndërsa 16 të mesit shkojnë ballë për ballë në play-off për të arritur në fazën më tradicionale të eliminimit.

Me përfundimin e xhiros së parë, shohim si skuadër fituese në krye të tabelës Bayern Munich si lider, falë fitores 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit, një rezultat që vështirë të arrihet dhe që e bëri skuadën kroate të shkarkojë trajnerin e tyre.

Celtic pason me një fitore 5-1 kundër Slovan Bratislavës dhe Bayer Leverkusen që mposhti Feyenoord 4-0. Pati edhe disa rezultate tronditëse, pasi Barcelona humbi 2-1 nga Monaco, e reduktuar në 10 lojtarë pas vetëm 11 minutash nga kartoni i kuq i Eric Garcia.

Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka fituar, 3-1 ndaj PSV Eindhoven, pasi Interi barazoi 0-0 me Manchester Cityn, ndërsa Atalanta pati të njëjtin rezultat me Arsenalin dhe Bologna kundër Shakhtar Donetsk. Milani është në fund pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit, derisa Real Madridi triumfoi me shumë mund ndaj Stuttgartit.

Ja dhe tabela e renditjes pas ndeshjeve të para të Champions League:

Renditja e Champions League me formatin e ri, pas ndeshjeve të para…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll