Sport

Festë e çmendur në Roterdam për skuadrën e Alonsos... Feyenoord-Leverkusen 0-4!

Leverkusen prodhoi një pjesë të parë mahnitëse, ku shënoi katër gola dhe festoi një fitore mbresëlënëse 4-0 kundër Feyenoord, duke bërë fillimin perfekt në Champions League

19 Shtator 2024, 21:00 Nga DOSJA

Festë e çmendur në Roterdam për skuadrën e Alonsos...

HOLANDE - I nxehtë nga sezoni i jashtëzakonshëm i vitit të kaluar, i cili i pa ata të festonin dyfishin gjerman, dhe të ishin finalistë në finalen e Europa League, Bayer Leverkusen, të enjten mbrëma (19/9), në Roterdam fitoi 4-0 ndaj Feyenoordit, në premierën e Champions League.

‘Aspirinat’ e Xabi Alonsos shfrytëzuan pjesën e parë mbresëlënëse, ku imponuan një ritëm shumë të shpejtë dhe shënuan katër gola, pa gjetur as më të voglën rezistencë, për të bërë në pjesën e dytë një menaxhim të shkëlqyer.

Leverkusen nuk mund ta imagjinonte një fillim më ideal të ndeshjes, me Virch që dërgoi topin në këndin e majtë të portës kundërshtare me një goditje nga jashtë zonës vetëm në minutën e 5-të dhe ngriu tribunën e nxehtë të Feyenoord (0-1).

Më pas ndeshja mori një ritëm shumë të shpejtë, gjë që megjithatë u shërbeu mirë gjermanëve, pasi nga minuta e 30-të deri në të 45-tën shënuan tre gola dhe në thelb e mbyllën ndeshjen.

Grimaldo, në minutën e 30-të e bëri rezultatin 0-2 me një goditje nga afër, pas një përpjekjeje fantastike solo nga Boniface dhe një asistimi të shkëlqyer nga Fribong. Pas gjashtë minutash Wirtz shënoi për herë të dytë, ndërsa në minutën e 45-të makthi i vendasve u mbyll me autogolin e portierit të tyre, Wellenreuther (0-4).

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte e ekuilibruar dhe Feyenoord pati disa faza për të arritur golin e nderit, me gjermanët që megjithatë ruajtën kontrollin dhe ruajtën jo vetëm tre pikët, por edhe diferencën e thellë të fitores, duke e mbajtur rezultatin 4-0 deri në fund kur u dëgjua fishkëllima e fundit e arbitrit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll