Sport

Manchester City rrezikon shumë: mund të përjashtohet jo vetëm nga Premier League, por edhe nga garat ndërkombëtare!

Nëse klubi do të dënohej në lidhje me shkeljet e fer-play-it financiar, ai gjithashtu mund të përjashtohej nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

19 Shtator 2024, 19:12 Nga DOSJA

Manchester City rrezikon shumë: mund të përjashtohet jo

ANGLI - Në Angli, gjyqi i Manchester Cityt vazhdon të zhvillohet në lidhje me akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018.

Dhe tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa thashetheme duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez.

Sipas The Telegraph, nëse do të shpalleshin fajtorë, “Qytetarët” jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premierliga, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Kupën Carabao, FA Cup, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.

Një përplasje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar.

Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, do ta ndiqnin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizje të Federatës Angleze dhe UEFA-s.

Të interesuara për caktimin e një dënimi të rëndë, në rast fajësie, klubet nuk do të kënaqeshin me një zbritje të thjeshtë pikësh ose një rënie, por do të donin një dënim shembullor.

Gjë që, rregullat në dorë, mund të nënkuptojë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në hijen e Etihad Stadium rreziku është i madh dhe City po dridhet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll