Sport

“Askush nuk na dëgjon”, Kounde i shtohet lojtarëve që ankohen për mbingarkesë...

Mbrojtësi francez i Barcelonës, Jules Kounde, është bërë një nga lojtarët e fundit që ka shprehur mbështetjen e tij për një grevë të mundshme të lojtarëve për shkak të kalendarit me shumë ndeshjeve brenda një sezoni.

19 Shtator 2024, 14:24 Nga DOSJA

“Askush nuk na dëgjon”, Kounde i shtohet lojtarëve që

SPANJE - Shtohet gjithnjë e më shumë numri i lojtarëve të shqetësuar se mund t’u duhet të luajnë 70 ndeshje në sezon me Champions League e re dhe një Kupën e Botës për Klubet me 32 ekipe. I fundit prej tyre është edhe ylli i Barcelonës, Jules Kounde.

“Jam dakord me atë që tha Rodri”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Barcelonës, duke përmendur mesfushorin e Manchester Cityt që e ngriti temën i pari.

“Kalendari po zgjatet, ka gjithnjë e më shumë ndeshje, më pak kohë për të pushuar dhe më shumë dëmtime. Lojtarët janë ankuar për tre ose katër vjet, por askush nuk na dëgjon. Do të vijë një kohë kur do të duhet të bëjmë grevë.

Tani, me Kupën e Botës për Klube, do të ketë edhe më shumë ndeshje dhe ne mund të luajmë rreth 70 në vit dhe kjo është çmenduri”, përfundoi Kounde.

Përflitet se Barcelona do të mungojë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës verën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll