Sport

Java e 6-të e Superiores, ose java e derbit: Partizani-Tirana, të shtunën…

Java e 6-të e Kampionatit të 86-të të Abissnet Superiores do të luhet të shtunën dhe të dielën.

19 Shtator 2024, 14:13 Nga DOSJA

Java e 6-të e Superiores, ose java e derbit: Partizani-Tirana, të

TIRANE - Takimi i parë dhe hapës i javës së 6-të të Superiores do të jetë Skënderbeu - Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani - Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit Abissnet Superiore, ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së 6-të do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00.

Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi kampionët e Egnatias, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo Cityn.

Java e 6-të e Superiores, ose java e derbit: Partizani-Tirana, të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll