Sport

UEFA 'qan hallet' me trajnerët dhe drejtorët teknikë, diskutohet për “Euro 2024”...

“Euro 2024” nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun, pas fitores ndaj Anglisë në Berlin.

19 Shtator 2024, 18:36 Nga DOSJA

UEFA 'qan hallet' me trajnerët dhe drejtorët teknikë,

TIRANE - Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë të klasit botëror shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit. Këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi në Gjermani, Konferencën e 14-të me trajnerët e ekipeve kombëtare dhe drejtorët teknikë nga e gjithë Evropa, për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.

Në konferencën e zhvilluar në Berlin, morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.

Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë “Euro 2024”, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

UEFA 'qan hallet' me trajnerët dhe drejtorët teknikë,

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës.

Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth “Euro 2024” dhe jetës si trajner i një kombëtareje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll