Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt, grupi kriminal drejtohej nga vëllezërit Çopja

19 Shtator 2024, 12:30 Nga S.B
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pronave të Arben
foto ilustruese

TIRANË- Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja. Përkatësisht Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus do të qëndrojnë të bllokuara deri në përfundim të hetimeve. Pasuritë janë vënë në bllokim, pas një hetimi të kryer përmes bisedave në aplikacionin “Sky” që Arben Lamçja ka kryer me vëllezërit që jetonin në Dubai, Franc dhe Hajdar Bako, të cilët një pjesë të fitimeve nga aktiviteti i trafikut të drogës, i kanë investuar në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Me vendimin e sotëm 19/09/24, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimet e personave që u vunë në ndjekje penale nga SPAK pas hetimeve për vëllezërit Hajdar e Franc Çopja.

Apeli vendosi lënien në fuqi të sekuestrove të pronave të Arben Lamçes, Arjan Ormenajt, Klajdi Merkajt e Manjola Hysenajt.

Shoqëritë Elba Beton e Hotel Domus tashmë janë bllokuar deri në përfundim të hetimeve.

gjkko franc copja hajdar copja

Sondazh

Poll