Aktualitet

EMRAT/ Ja 8 kandidatët e konfirmuar për garën për të drejtimin e Policisë së Shtetit

Në garë janë Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi. 

18 Shtator 2024, 12:55 Nga E. D
EMRAT/ Ja 8 kandidatët e konfirmuar për garën për të
fotot ilustruese

TIRAN- Janë konfirmuar emrat e tetë kandidatëve që do të garojnë për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit. Në garë janë Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe Shemsi Prençi. 

Gjithashtu në listë është edhe emri i Shemsi Prençi, por ai nuk përmbush kriteret për tu kualifikuar për shkak se z.Prençi prej vitesh nuk është pjesë aktive e Policisë së Shtetit, duke mos përmbush në këtë mënyrë kriterin për të qenë aktiv. 

Ndërkohë sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, pas ndryshimeve që u bënë në muajin Korrik në ligjin për policinë. Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm. 

Gara për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, u hap pas dorëheqjes që Muhamet Rrumbullaku dorëzoi më 5 shtator ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.  Pas dorëheqjes së Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga mori përkohësisht postin e kreut të Policisë së Shtetit, si drejtor i Komanduar.

policia e shtetit

Sondazh

Poll