Aktualitet

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Athinë, 36-vjeçari përfundon në spital

Mësohet se 36-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

18 Shtator 2024, 12:39 Nga E. D
Plagoset me armë zjarri shqiptari në Athinë, 36-vjeçari
fotot ilustruese

GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak në Athinë. siç raportohet ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.

Mësohet se 36-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë tre persona. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

shqiptar i plagosur

Sondazh

Poll