18 Shtator 2024, 11:00
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur një urdhër për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë. Urdhri në fjalë mban datën 17 shtator 2024 dhe i është dërguar sektorëve dhe seksioneve të njësive shpenzuese pranë drejtorive të policive, të cilët urdhërohen të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagesën së punonjësve të policisë.
Po ashtu urdhërohet kalimi i shumës përkatëse, për periudhën janar-gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë kartës së posaçme të ushqimit këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë.
PJESË NGA DOKUMENTI:
Bazuar në, Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", VKM nr.189, datë 15.03.2017, "Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre", të ndryshuar, Udhëzimin e MB nr. 95, datë 30.05.2024, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e policisë se Shtetit", shkresës së Sekretarit të Përgjithshëm nr. 9759/5 datë 17.09.2024 "Njoftim mbi ndryshimin e fondeve për shpenzime korente në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, datë 28.08.2024", ju bëjmë me dije miratimin e fondit të kompensimit ushqimor.
Për sa më sipër;
1. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023, në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë. 2. Sektorët/seksionet e financave të njësive shpenzuese të DPPSH të kryejnë derdhjen e shumës përkatëse, për periudhën Janar-Gusht 2024, për çdo punonjës policie, në llogarinë e kartës së posaçme të ushqimit (këto të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas preferencës së vetë punonjësit të policisë).
Në vijim pagesa e kompensimit ushqimor do të kryhet për çdo muaj sipas detyrimeve përkatëse. Për sa më sipër të merren masa të menjëhershme për bërjen efektive të fondeve të miratuara
sokol bizhga
Aktualitet
18 Shtator 2024, 10:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- IKMT ka nisur me shembjen e disa ndërtesave pa leje në hyrje të qytetit të Shkodrës. M&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 10:23
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ditën e sotme është shtyrë sërish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë, I...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 10:13
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, për trafik droge. Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht n&...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 10:01
E. D
ITALI- Një shqiptarë është vënë në prangat e policsë italiane. Mësohet se policia italiane finalizoi operaci...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 09:25
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari &eum...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 09:31
M.B
Protesta
VLORA- Punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës prej disa ditësh janë në protestë. Më...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 08:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria përveçse mbetet larg mesatares së Bashkimit Europian sa i takon treguesit që lidhet me aft&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 08:29
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur disa ditë më parë në një nga marketet e kry...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 08:02
M.B
Foto ilustruese
BALLKAN- Zërat e Ramadush Limanit dhe Vera Hoxhës hasën në vesh të shurdhër në shtetet prej nga ata vijn...
Aktualitet
18 Shtator 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat ...