Aktualitet

Kapet me 93 kg kokainë të pastër me vlerë 4 mln euro, në pranga 31-vjeçari shqiptar në Milano

Gjithashtu nëse kokaina do të arrihet të shitje në doza do të kapte vlerën e katë 4 mln euro.

18 Shtator 2024, 10:01 Nga E. D

Kapet me 93 kg kokainë të pastër me vlerë 4 mln euro,

ITALI- Një shqiptarë është vënë në prangat e policsë italiane. Mësohet se policia italiane finalizoi operacionin në provincat e Monzës dhe Milanos, duke konkluduar në sekuestrimin e një ngarkese prej 93 kg kokaine të pastër. Siç raportohet në pranga deri më tani ka rënë veten 31-vjeçari shqiptar i përfshirë në një rrjet të organizuar të dyshuar kriminal.

Gjithashtu nëse kokaina do të arrihet të shitje në doza do të kapte vlerën e katë 4 mln euro.  Ndërhyrja sipas medias italiane, u bë në një apartament në Seregno, zona e Brianza dhe u konfirmua ditën e djeshme 17 Shtator. Operacioni nisi në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shitjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano.

Operacioni i Drejtorisë së Policisë së Milanos nisi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në kuadër të një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave të mëdha veriore, të koordinuar nga Prokuroria e Monzës. Deri tani emri i të arrestuarit nuk është publikuar, pasi operacioni është ende në proces dhe hetimet aktive, pasi po kërkohet për drejtuesit e mundshëm të kartelit ku bënte pjesë i ndaluari.

policia italiane shqiptar i arrestuar

Sondazh

Poll