Aktualitet

Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Francë

Siç raportohet arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës.

18 Shtator 2024, 09:25 Nga E. D
Kapet me 54 kg marijuanë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në
foto ilustruese

FRANCË- Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari është kapur me 54 kg marijuanë. Siç raportohet arrestimi mësohet se është kryer në Millau, nga xhandarët e togave të autostradës.

Pikërisht xhandarët e togave të autostradës A75 kapën automjetin me të cilin transportoheshin 54 kg marijuanë. I vendosur menjëherë në mbajtjen e policisë, shtetasi shqiptar është paraqitur këtë të martë, më 17 shtator para gjykatës penale në Rodez.

policia franceze shqiptar i arrestuar marijuane

Sondazh

Poll