Sport

E bujshme… Roma shkarkon trajnerin Daniele De Rossi

Klubi verdhekuq e bën të ditur këtë në faqen e tij zyrtare, “do të vijojnë komunikimet për drejtimin teknik të skuadrës”.

18 Shtator 2024, 10:13 Nga DOSJA

E bujshme… Roma shkarkon trajnerin Daniele De Rossi

ITALI - "AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij."

Shkarkimi i parë i sezonit në Serinë A vjen si një surprizë dhe fillimi hezitues i verdhekuqve në kampionat ishte vendimtar, me zero fitore në katër të parët. Tani mbetet për t'u parë se kush do të jetë në stol për ndeshjen e së dielës kundër liderit të ligës Udinese.

De Rossi u bë trajner i Romës më 16 janar, duke marrë detyrën nga José Mourinho. Pak muaj më vonë për të mbërriti edhe rinovimi i kontratës deri më 30 qershor 2027 dhe tashmë, pas vetëm katër ditësh kampionat, ja ku është edhe shkarkimi surprizë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll