Sport

Champions League/ Real Madrid fiton me dhimbje kundër Stuttgartit…

Përballë një ekip kolektivisht tërheqës të Stuttgartit, madrilenët përfunduan duke fituar (3-1) falë golave në pjesën e dytë të Mbappe, Rüdiger dhe Endrick…

18 Shtator 2024, 06:25 Nga DOSJA

Champions League/ Real Madrid fiton me dhimbje kundër Stuttgartit…

SPANJE - Real Madrid e nisi mbrojtjen e titullit të UEFA Champions League (UCL) me fitoren 3-1 kundër VfB Stuttgart në Santiago Bernabéu, duke e zgjatur ecurinë e pathyeshmërisë në shtëpi në këtë kompeticion në 14 ndeshje në këtë event.

Real Madridi luajti me zjarrin për një kohë të gjatë, por vetëm në pjesën e dytë mori fitoren e pritur ndaj Stuttgartit. Merengët u rrezikuan mjaft në fillim. Courtois iu desh të punojë mjaft për të ndalur gjuajtjet e Leweling dhe Millot, apo Stiller që ishin afër shënimit.

Vetëm rreth pas gjysmë ore Real Madridi u shfaq me Mbappé, i cili sfidoi Nübelin, përpara se Undav të afrohej sërish për të shënuar për Stuttgartin. Pjesa e parë mbyllet me 0-0 dhe Ancelotti ndryshon, duke futur Militao për të rikthyer Carvajal në të djathtë.

Dhe njëzet e dy sekonda i mjaftuan golit të Real Madridit, i cili zhbllokoi ndeshjen me Kylian Mbappé: ishte goli i parë në Champions League me fanelën e re.

Rodrygo është afër shënimit të një goditjeje, por pas pak minutash merengët dalin edhe një herë (mendërisht) nga sfida dhe e lejojnë vetes të barazohen: krosim nga Leweling dhe goditje me kokë nga Undav, i cili gjithashtu shënon golin e parë në Champions League.

Ancelotti fut në lojë Endrick me shpresën për të dalë nga ngërçi dhe ia del: Gjuajtja me kokë e Rüdiger për 2-1 në minutën e 83-të. Në finale, Stuttgarti hidhet në sulm, por goditet nga Endrick: është goli që mbyll ndeshjen, talenti brazilian shënon në debutimin e tij në Champions League. Prandaj Real Madridi gëzohet dhe fiton 3-1, ndonëse me disa të dridhura. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll