Sport

VIDEO / Juventusi merr 3 pikët e para europiane, Yildiz feston “alla Del Piero”, pasi i theu rekordin!

Kenan Yildiz , në moshën 19 vjeç e 136, duke shënuar golin që i dha Juventusit epërsinë ndaj PSV-së, theu rekordin e Alessandro Del Piero

17 Shtator 2024, 20:41 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi merr 3 pikët e para europiane, Yildiz feston “alla

ITALI – Juventusi merr tri pikët e para në këtë forma të ri të Champions League pasi muni me shifrat 3-1 PSV Einthoven. Kenan Yildiz , në moshën 19 vjeç e 136, duke shënuar golin që i dha Juventusit epërsinë ndaj PSV-së, theu rekordin e Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë, duke u bërë kështu golashënuesi më i ri i Juventusit në historinë e kompeticionit.

Goli i shënuar ndaj holandezëve është goli klasik “Del Piero” dhe homazhi u plotësua me festën e Aleksit me gjuhën e varur jashtë. Yildiz u bë gjithashtu lojtari i dytë më i ri që starton në Champions League për Juventusin, pas Fabio Miretti (19 vjeç e 34 ditë). 

Pa u mbyllur pjesa e parë ishte McKennie që dyfishon dhe çon skuadrat në dhomat e zhveshjes me avntazhin e bardhezinjëve 2-0.

Në pjesën e dytë për skuadrën e Mottas shënon Gonzales golin e tretë si për të vulosur fitoren e bardhezinjëve, që në mbylljen e ndeshjes pikërisht në kohën shtesë pësojnë golin e vetëm me autor Saiberi, por që vlen thjeshtë për statistikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll