Sport

Leo Messi, rikthim yjor. Tata Martino drejt Atlantës: "Ai do të udhëtojë. Është i lodhur, por mjaft i kthjellët..."

“Janë tre ndeshje në javë me udhëtime, kështu që ne duhet të shohim ditë pas dite dhe të përpiqemi të mos e ekspozojmë veten, jo vetëm për Leon, por edhe për pjesën tjetër të lojtarëve”.

18 Shtator 2024, 08:30 Nga DOSJA

Leo Messi, rikthim yjor. Tata Martino drejt Atlantës: "Ai do të

SHBA - Pas kalimit të dëmtimit të kyçit të këmbës që e mbajti jashtë për dy muaj, Lionel Messi u rikthye në fushë për Inter Miami dhe në formë të shkëlqyer: ‘Pleshti’ shënoi një dygolësh dhe një asist për të vulosur fitoren ndaj Philadelphia Union.

Për momentin ata janë me 62 pikë në renditje, në 28 ndeshje të sezonin 2024 MLS, të ndjekur me 10 pikë prapa nga Cincinnati. Megjithatë, trajneri Tata Martino nuk ka ndërmend të ulë kujdesin e tij derisa të ketë siguri për të hyrë në play-off.

Ndeshja e radhës do të jetë kundër Atlanta United të mërkurën mbrëma dhe New York FC të shtunën më 21 shtator , të dyja jashtë. Trajneri argjentinas foli në një konferencë për shtyp këtë mëngjes për të komentuar rikthimin e Messit:

"Ai e përfundoi mirë ndeshjen (kundër Philadelphia). I lodhur, padyshim. Janë 90 minutat e para pas një kohe të gjatë, por ai përfundoi mirë",- janë fjalët e Gerardo Martinos të cituara nga AS.

"Ai (Leo Messi) do të udhëtojë. Janë tre ndeshje në javë me udhëtime, kështu që ne duhet të shohim ditë pas dite dhe të përpiqemi të mos e ekspozojmë veten, jo vetëm për Leon, por edhe për pjesën tjetër të lojtarëve. Për shkak të disa dëmtimeve (...)

Siç thashë para ndeshjes, përgatitja e tij ishte e ndryshme nga ajo e të tjerëve, ku ai futet me më pak kohë rehabilitimi, ai futet gradualisht në ekip. Leo Messi ndihej mirë dhe duke qenë se ishte mire, e përfundoi të gjithë ndeshjen”, komentoi trajneri në lidhje me përdorimin e kampionit argjentinas gjatë gjithë kohës në ndeshjen e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll