Sport

VIDEO / Liverpool përmbys Milanin në San Siro në debutimin e tyre në Champions!

Në “San Siro” të Kuqt fituan me shifrat 3-1 duke marrë kështu 3 pikëshin e parë.

17 Shtator 2024, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool përmbys Milanin në San Siro në debutimin e tyre

ITALI – Liverpooli rezulton shumë i fortë për Milanin në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Champions League.

Në “San Siro” Reds fituan me shifrat 3-1 duke marrë kështu 3 pikëshin e parë. Në fillim ishin kuqezinjtë e Milanit që gjejnë në befasi skuadrën e Slot që në minutën e 3-të me Pulisiç, i cili zhbllokon ndeshjen, por vetëm kaq u pa Milani në fushë.

Presingu i madh i Liverpool shumë shpejt solli përmbysjen e rezultatit. Në fillim Salah ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal dy herë nga traversa, por ishte Konate që pas një kërcimi më shpejt dhe më lartë se të gjithë në minutën e 23-të barazoi shifrat në 1-1.

Në mbyllje të pjesës së pare në të njëjtën formë Van Dijk kalon Liverpool në avantazh dhe me ato shifrat 2-1 u mbyllën 45 minutat e para.

Në të dytën ishte radha e Szobozlait për të shënuar golin e tretë që siguroi fitoren e Liverpool pasi tentativat e Milanit ishin të pafuqishme për të ndryshuar diçka në rrjedhën e një loje të komanduar nga britanikët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll