Politike

Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Denaj: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare

Sipas ministres, Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030, 25% e tokës bujqësore të jetë e certifikuar si organike, ndërsa Shqipëria, si vend kandidat për në BE, është angazhuar për të përshtatur industrinë e prodhimeve organike “Made in Albania” sipas standardeve evropiane. 

16 Shtator 2024, 12:19 Nga M.B
Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Denaj: Prodhimi
Anila Denaj

TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”. Në fjalën e saj, Denaj theksoi rëndësinë e këtij projektligji në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare dhe përmbushjen e objektivave të Bashkimit Evropian për bujqësinë organike.

Sipas ministres, Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030, 25% e tokës bujqësore të jetë e certifikuar si organike, ndërsa Shqipëria, si vend kandidat për në BE, është angazhuar për të përshtatur industrinë e prodhimeve organike “Made in Albania” sipas standardeve evropiane. 

“Projektligji i ri vjen si një domosdoshmëri për të përmirësuar ligjin aktual, i cili nuk është ndryshuar që nga viti 2016. Rritja e kërkesës së tregut vendas dhe i eksporteve të produkteve organike drejt tregjeve të BE-së, kërkon ndërhyrje të reja ligjore,” tha Denaj teksa shtoi se Shqipëria aktualisht eksporton rreth dy tonë produkte organike çdo vit, përfshirë bimët aromatike dhe mjekësore, gështenjat, frutat e pyllit dhe vajin e ullirit.

Ajo nënvizoi se projektligji do të nxisë rritjen e numrit të operatorëve të prodhimit organik, si dhe sipërfaqet e tokës të dedikuara këtij prodhimi. Gjithashtu, Dena tha se do të përmirësohen sistemet e kontrollit dhe sigurisë për produktet organike, për të garantuar që etiketimi i produkteve organike të jetë në përputhje me standardet evropiane.

anila denaj

Sondazh

Poll