Aktualitet

Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve

16 Dhjetor 2019, 17:51 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës miraton heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka miratuar heqjhen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve. Mësohet se depozitat do lejohen vetëm pas raportit nga inxhinierë të licensuar. Ndërkohë, depozitat e përbashkëta të ujit do të vendosen në katet e para.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit.

Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia. Lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes erion veliaj hiqen depozitat e ujit nga pallatet bashkia e tiranes erion veliaj hiqen depozitat e ujit nga pallatet

Sondazh

Poll