Aktualitet

‘Tradhëtia shlyhet me vdèkje’/ Dënohet 19 vjet burg shqiptari që vraù gruan në Angli (FOTO+EMRA)

16 Dhjetor 2019, 16:53 Nga DOSJA
‘Tradhëtia shlyhet me vdèkje’/ Dënohet 19 vjet burg

BRITANI E MADHE- Dënohet me 19 vite burg shqiptari Fatos Xheta, i cili vrau gruan Safie Xheta rreth 6 muaj më parë në Oksofrd të Britanisë së Madhe.

Gjykata arriti në përfundimin se Xheta ishte xheloz për gruan e tij. Kjo u vu re edhe në shënimet që i janë gjetur atij në banesë, shkruajnë mediat britanike.

Disa muaj para se të gjendej e vdekur, Safia i kishte treguar miqve të saj se bashkëshorti e kishte rrahur aq shumë saqë i kishte krijuar të nxira në fytyrë dhe i kishte thyer telefonin.

Sipas mikeshës së saj, Dorela Rehovës, mikesha e saj kishte përjetuar dhunë, pasi bashkëshorti i kishte gjetur mesazhe me miq nga Itali. Ajo shtoi se kohët e fundit Fatosi ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” dhe mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Çifti ishte martuar me shkuesi në Shqipëri, dhe disa muaj pas martesës kishin shkuar të jetonin në Itali. Më pas ata ishin zhvendosur në Angli.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos xheta fatos xheta vret gruan safie xheta fatos xheta fatos xheta vret gruan safie xheta

Sondazh

Poll