Politike

"Pagesat janë bërë dorazi", SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

Referuar Prokurorisë së Posaçme, këto transaksione nuk janë deklaruar në IDLKPKI, pasi pagesat janë bërë dorazi.

15 Shtator 2024, 17:33 Nga r.ll
"Pagesat janë bërë dorazi", SPAK: Jamarbër dhe
jamarber dhe argita malltezi, sali berisha

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga dosja e SPAK lidhur me hetimet ndaj kreut të PD-së, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Në dosjen e SPAK, thuhet se Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë. Referuar Prokurorisë së Posaçme, këto transaksione nuk janë deklaruar në IDLKPKI, pasi pagesat janë bërë dorazi.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Malltezi dhe Berisha u morën të pandehur nga SPAK disa ditë më parë, lidhur me hetimet për privatizimin e "ish-Kompleksit Partizani". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim"

sali berisha spak jamarber malltezi

Sondazh

Poll