14 Shtator 2024, 21:10
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë balkonit të banesës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se dje revista më e madhe e tokës gjermane dhe e vendeve gjermanfolëse, i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës.
Ai tha se revista i bëri radiografinë para publikut gjerman të gjitha aspekteve të narkoregjimit të Edi Ramës dhe jo vetëm nga ndonjë deklaratë nga opozita, por nga dokumente zyrtare ndërkombëtare.
Kreu i PD-se theksoi se Uollter Mejer i bëri portretin Edi Ramës ashtu siç e ka, themeluesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai shtoi se Olsi Rama wshtw i lidhur këmbë e xhep me drogën, korrupsionin që ngrihet direkt te Edi Rama, vjedhjet, vjedhjet, vjedhjet.
Fjala e Berishës:
E drejta del miqtë e mi, përveç kësaj, dje revista më e madhe e tokës gjermane dhe e vendeve gjermanfolëse, i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës. I bëri radiografinë para publikut gjerman të gjitha aspekteve të narkoregjimit të Edi Ramës dhe jo vetëm nga ndonjë deklaratë nga opozita, por nga dokumente zyrtare ndërkombëtare. Nga deklarata nga vetë mazhoranca.
Nga deklarata ndërkombëtare. Nga fakte. Uollter Mejer, ky publicist, ndër më të njohurit e Europës, i bëri portretin Edi Ramës ashtu siç e ka, themeluesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Olsi Ramën, të lidhur këmbë e xhep me drogën, korrupsionin që ngrihet direkt te Edi Rama, vjedhjet, vjedhjet, vjedhjet. Kontrollin total të drejtësisë së reformës së Xhorxh Sorosit. Farsat e tij elektorale.
Miq, ndokush mund të thotë se ky është një artikull. Po, por ky është një artikull themelor i një publicisti me reputacion europian dhe botëror. Dhe sot e tutje, cilido që i jep dorën Edi Ramës, cilido që përqafohet, e di se i jep dorën një zyrtari të korruptuar kokë e këmbë. E di se i jep dorën një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin. E di se përqafohet dhe puthet me një narkodiktator dhe kjo nuk është pak. Duhet t’i shpreh mirënjohje shtypit të lirë, të cilin Edi Rama ishte përpjekur ta intimidonte.
berisha pd edi rama
Politike
14 Shtator 2024, 20:49
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të t...
Politike
14 Shtator 2024, 20:35
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të t...
Politike
14 Shtator 2024, 17:47
N.F
Pamje nga takimi
FIER- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka nisur takimet si drejtuesi i qarkut...
Politike
14 Shtator 2024, 15:54
N.F
Salianji
LIBRAZHD- Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ka bwrw me dije se ndalesën e radhës e pati Librazhdin, ku ...
Politike
14 Shtator 2024, 15:37
N.F
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ditën e sotme ka reaguar për vendimin e Kuvendit për të h...
Politike
14 Shtator 2024, 14:37
M.B
Argita Malltezi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur n&...
Politike
14 Shtator 2024, 14:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 14:00
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 13:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 13:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...