Politike

Dosja ish-kompleksi Partizani/ Jamarber Malltezi: Njihuni me mashtrimet dhe manipulimet e SPAK që në hyrje të akt-padisë së tyre

Malltezi ka theksuar se vetëm në dy faqet e para të akt-padisë ka gjetur disa mashtrime në dosje.

15 Shtator 2024, 14:10 Nga I.A
Dosja ish-kompleksi Partizani/ Jamarber Malltezi: Njihuni me mashtrimet dhe
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndëri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka bërë një sqarim në lidhje me dosjen kundër tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Me anë të një postimi në Facebook, Malltezi ka vijuar të denoncojë akuzat false të sajuara sipas tij nën urdhrat politike të SPAK. Malltezi ka theksuar se vetëm në dy faqet e para të akt-padisë ka gjetur disa mashtrime në dosje.

"Shohim disa thagma nga akt-akuza që prokurorët politikë kanë bërë ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Shikojmë vetëm dy faqet e para, thotë familja Begeja pretenduese pronare e mbi 28 dynym tokë. Në fakt është konfirmuar nga italianët që familja Begeja ka pasur të paktën 32 mijë metra katrorë tokë. 28 mijë e 200 metra ishte në zgjerimin e tretë e planifikuar, por ishin dhe 3 mijë e 800 e ca metra e plafinikuar për zgjerimin numër 4, të cilën Rama i fali mikut të tij Bolino 1500 metra tokë nga familja Begeja. Thuhet se nga '96 deri në 2006 nuk konstatohet të ketë vendime kthim pronash për këto toka. Por nuk thuhet që ligji deri në 2004, kthente vetëm 10 mijë metra tokë. Dhe ndërkohë që familja Begeja kishte të kthyera në ish-Ekspozitën Shqipëria Sot edhe shumë, rreth 7-8 mijë metra të tjerë.  Ndërkohë që SPAK ka këtu dokumenta në dosje. Këtu është një inventar, Klubi Shumësportesh Partizani, i firmosur nga kryetari i Bashkisë Edi Rama, i zënë forcërisht. Po të shohim të gjitha mjediset e saj janë të zëna forcërisht. Kemi shkresën, që vetë ish-shefi Isa Tare thotë se vazhdon të mbahen të uzurpuara pronat shtetësore edhe me lejen e bekimin e drejtuesve që kanë detyrë t'i japin fund kësaj situate," thotë ndër të tjera Malltezi.

 

Malltezi dhe Berisha u morën të pandehur nga SPAK disa ditë më parë, lidhur me hetimet për privatizimin e "ish-Kompleksit Partizani". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim"

jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll