Politike

VIDEO/ Anëtaret e reja të PS-së në dëlir: Rama 10 hapa para nesh. Ka lënë veten pas dore për vendin

Në një dalje televizive, Ilva Gjuzi dhe Helena Kaci, që iu bashkuan PS-së rishtazi, iu desh të flisnin për të metat e shefit të tyre, kryeministrit Edi Rama, që doli se nuk kishte.

16 Shtator 2024, 11:00 Nga I.A
VIDEO/ Anëtaret e reja të PS-së në dëlir: Rama 10 hapa
Ilva Gjuzi dhe Helena Kaci

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se po tenton të largojë socialistët e vjetër nga partia, për t’i zëvendësuar me “ushtarë” të bindur që e adhurojnë dhe e shohin si një idhull. Në një dalje televizive në Euronews, Ilva Gjuzi dhe Helena Kace, që iu bashkuan PS-së rishtazi, iu desh të flisnin për të metat e shefit të tyre, kryeministrit Edi Rama, që doli se nuk kishte.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë,” tha Gjuzi.

Nga ana tjetër, Kaci nxorri në pah një anë tjetër të kryeministrit teksa shqetësohej për mirëqenien personale të tij. Kaci tha se e meta e kreut të qeverisë është se ai ka bërë aq shumë për vendin, sa ka lënë pas dore veten e tij.

“Unë do të thosha që e meta e vetme që mund të ketë zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është që bën aq shumë për vendin sa nuk bën aq për veten,” deklaroi Helena Kaçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Prurjet e reja në PS-së, kryesocialistit Edi Rama po i dalin të gjitha si Bora Muzhaqi, teksa duan që të ecin në hapat e ish-ministrive Edona Bilali, e cila e sheh shefin e saj si një “Zeus”, apo të Elisa Spiropalit që e sheh si “Skënderbe”.

ilva gjuzi helena kaci

Sondazh

Poll