Politike

Salianji takim me strukturat në Librazhd: Pakënaqësitë qytetare do t'i shndërrojmë në një rezultat fantastik për PD

Salianji në një postim në rrjetet sociale teksa e vuri theksin te pakënaqësia e qytetarëve në Librazhd, tha se gjithë kjo pakënaqësi qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike.

14 Shtator 2024, 15:54 Nga N.F
Salianji takim me strukturat në Librazhd: Pakënaqësitë
Salianji

LIBRAZHD- Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ka bwrw me dije se ndalesën e radhës e pati Librazhdin, ku u takua me strukturat atje. Salianji gjatë takimit me strukturat e PD në Librazhd, theksoi se bashkia është një simbol ku besimi dhe mbështetja e dhënë Rilindjes ndër vite, ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.

Salianji në një postim në rrjetet sociale teksa e vuri theksin te pakënaqësia e qytetarëve në Librazhd, tha se gjithë kjo pakënaqësi qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike.

"Së bashku me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet me zë të lartë, por gjithë kjo pakënaqësi qytetare të kthehet në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike," thuhet në postim.

pd salianji librazhd

Sondazh

Poll