Sport

Sulmuesi saudit rrëzohet nga kati i dytë dhe ndodhet në terapi intensive

30-vjeçari Fahad Al-Muwallad luan për Al-Shabab, thuhet madje edhe se sulmuesi është në gjendje koma…

15 Shtator 2024, 12:30 Nga DOSJA

Sulmuesi saudit rrëzohet nga kati i dytë dhe ndodhet në terapi

ARABIA SAUDITE - Fahad Al-Muwallad, një sulmues 30-vjeçar saudit, që luan për Al-Shabab, është pranuar në kujdesin intensiv me fraktura të shumta, pasi u rrëzua nga kati i dytë i shtëpisë së tij në Dubai, sipas raporteve të shtypin vendas. Madje disa gazeta thonë se lojtari është në gjendje koma.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar, mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit. Lojtari do të ishte vetëm në shtëpi, tre orë pasi një grup shokësh kishin dalë nga dhoma.

Autoritetet po analizojnë kamerat e vëzhgimit me video nga rruga, në mënyrë që të përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur.

Al-Muwallad është edhe një lojtar i kombëtares së Arabisë Saudite, pasi ka luajtur këtë muaj në ndeshjet kundër Indonezisë dhe Kinës, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

B.T (Dosja..al)

Sondazh

Poll