Sport

Empoli ndal Juventusin, Ardian Ismajli ishte një nga më të dalluarit… Ja vlerësimet

Ismajli u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofascore” për duelin ndaj Vlahoviç, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës.

15 Shtator 2024, 09:30 Nga DOSJA

Empoli ndal Juventusin, Ardian Ismajli ishte një nga më të

ITALI - Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli ishte thuajse i pagabueshëm në ndeshjen e së shtunës mes Empolit të tij dhe Juventusit që pretendon për titullin kampion në Serinë A.

Mbrojtësi shqiptar bllokoi në të gjitha mënyrat sulmuesin bardhezi Dushan Vlahoviç, duke mos e lejuar këtë të fundit të tregonte aftësitë para portës. Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Ismajlit dhe bllokimet e tij ishin pjesë e meritës që kishte prapavija e Empolit teksa mbylli ndeshjen me barazimin pa gola.

Ismajli u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofascore” për këtë duel, duke qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës, sa i përket paraqitjes së tij me statistikat e regjistruara gjatë takimit e së shtunës.

Empoli ndal Juventusin, Ardian Ismajli ishte një nga më të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll