Sport

Starton java e 5-të e Abissnet Superiores: kampionatit luhet të dielën dhe të hënën

Dy takime do të luhen të dielën dhe tri takimet e tjera të javës së 5-të do të zhvillohen të hënën

15 Shtator 2024, 11:47 Nga DOSJA

Starton java e 5-të e Abissnet Superiores: kampionatit luhet të

TIRANE - Java e pestë e kampionatit Abissnet Superiore do të luhet të dielën dhe të hënën. Kjo javë do të hapet me takimin Egnatia - Bylis, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të dielën, në mbrëmje do të zhvillohet edhe një tjetër takim. Në stadiumin “Niko Dovana”, ku Teuta do të përballet me Vllazninë në orën 19:00.

Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi - Partizani është sfida e parë e ditës, që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00.

Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” AF Elbasanin, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Dinamo City - Skënderbeu.

Starton java e 5-të e Abissnet Superiores: kampionatit luhet të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll