Sport

Fabregas në "telashe", trajneri i Comos rrezikon të dëbohet nga shtëpia...

Trajneri spanjol Cesk Fabregas nuk ka paguar qeranë e shtëpisë prej disa muajsh

15 Shtator 2024, 11:30 Nga DOSJA

Fabregas në "telashe", trajneri i Comos rrezikon të

ZVICER - Ish-kampioni i botës, Cesc Fabregas është në qendër të një stuhie në Zvicër për shkak se nuk ka paguar disa muaj qiranë e shtëpisë së tij në Bissone, një komunë zvicerane me 945 banorë në kantonin Ticino në rrethin e Luganos.

Ai është debitor përafërsisht një borxh prej 34 mijë frangash, i cili mjaftoi për të detyruar pronarin e shtëpisë të paraqiste një kërkesë për dëbim në Gjykatën e Rrethit të Luganos.

Sipas “tio.ch”, ai ka tentuar disa herë të kontaktojë Fabregas dhe avokatin e tij, por nuk ka mundur, duke kërkuar të paktën 20 mijë franga.

Ankesa daton në fillim të shtatorit dhe në ditët në vijim skadon afati, që trajneri i Comos të paraqesë ndonjë vërejtje në lidhje me procedurën e dëbimit, pas së cilës policia kantonale duhet të ndërhyjë për të zgjidhur konfliktin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll