Sport

VD/ Shënon sërish portieri në Paraguaji: goli i 12-të për Gaspar Servio në kampionat

Tani ai është portieri që ka shënuar më shumë gola ndonjëherë në futbollin paraguajan.

15 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

VD/ Shënon sërish portieri në Paraguaji: goli i 12-të

PARAGUAJI - Në Paraguaji është një portier për të cilin flitet dhe shkruhet shumë. Gaspar Servio, një 31-vjeçar që luan për Guaranì, arriti në kuotën e dymbëdhjetë golave në ligën e pare të futbollit paraguajan.

Ai shënuar golin e barazimit 1-1 nga një penallti mbrëmë në ndeshjen e shtëpisë ndaj ish-skuadrës së tij, Tacuary.

Argjentinasi ka kaluar rekordin e Danilo Aceval, numri një legjendar të Olimpias, Cerro Porteno dhe Nublense, i cili e mbylli karrierën e tij me tetë gola në kampionat.

Portieri Servio, i trajnuar nga Diego Armando Maradona në Dorados de Sinaloa, kishte ndarë rekordin tashmë me Josè Luis Chilavert dhe Justo Villar, dy heronj kombëtarë. Tani ai është portieri që ka shënuar më shumë gola ​​ndonjëherë në futbollin paraguajan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tigo Sports (@tigosportspy)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll