Sport

‘Rreziku i verdhë’ për Kumubullën…

Qendërmbrojtësi ndërkombëtar shqiptar Marash Kumbulla është vetëm një karton larg paralajmërimeve dhe sanksionimit me një ndeshje pezullim.

15 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA

‘Rreziku i verdhë’ për Kumubullën…

SPANJE - Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që luan për RCD Espanyol, është lojtari i parë bardheblu që arrin katër paralajmërime këtë sezon, duke mbetur kështu vetëm një karton larg pezullimit për një ndeshje.

Mbrojtësi ndërkombëtar pa një karton këtë të shtunë ndaj Alavés-it, i katërti në pesë ditët e para të kampionatit, dhe për rrjedhojë, një hap larg ciklit pesëshe, që sjell pezullim me një ndeshje .

Përveç Kumbullas, lojtarët e Manolo González që janë paralajmëruar deri më tani në Ligë janë Alejo Veliz dhe Omar El Hilali, të dy me nga dy, dhe Aguado, Cardona dhe Antoniu Roca, të cilët kanë parë nga një.

Në total, bardheblutë kanë 11 kartonë të verdhë në pesë ditët e para të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll