14 Shtator 2024, 13:54
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën e ngritur nga SPAK ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Berisha tha se nuk ka asnjë rezervë për ta publikuar që nesër akt-akuzën. Ai tha se aty do të pasqyroheshin qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë të cilën tha ai, nuk mund ta bëjë pa asnjë aprovim të tyre sepse ata mund të lëndohen.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë u ndala në këtë koment, në aktakuzën e turpshme figurojnë dhe financimet e përbashkëta, që janë bërë për paditë gjyqësore nga familja jonë si dhe dhurata që Fatmir Bektashi i ka bërë fondacionit ‘Fëmijët shqiptarë’ për festën e Vitit të Ri. Rikujtoj këtu se ky biznesmen fisnik, së bashku me dy ortakët e tij, i kanë dhuruar qytetit të Tiranës kopshtin dhe çerdhen më moderne në tokën e tyre. Përveç kësaj, ky biznesmen paska sponsorizuar dhe ky është akt, sipas tyre korruptiv, në vitin 2013, një udhëtim të Rikardo Koçiantes, mentorit të këngëtares së njohur, asokohe vajzë e re shqiptare, Elhaida Dani, e cila nën instruksionet dhe mbështetjen e tij, fitoi ‘Voice of Italy’.
Dhe me këtë rast, u ftua Rikardo bashkë me këngëtaren për t’u dekoruar nga Presidenti i Republikës. Ministria e Kulturës, se kush nuk mund të them, i është drejtuar dhe Fatmir Bektashi ka sponsorizuar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre. Rikardo Koçiante, këngëtari i famshëm i cili edhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë, në atë udhëtim nuk ka dhënë asnjë koncert. I janë bërë nderimet nga Presidenti i Republikës si një akt mirënjohje dhe vlerësimi. Së fundmi, akt korruptiv, provë tjetër kanë sjellë se Fatmir Bektashi paska sponsorizuar një biletë të Flamur Kuçit në studion e Libeskindit, për të cilin Sali Berisha nuk ka asnjë dijeni.
Fatmir Kuçi ka qenë këshilltar te unë, por ka qenë edhe pedagog në universitet. Udhëtimi i tij te Libeskind nuk ka pasur asnjë lidhje me projektin që ky arkitekt i madh kishte hartuar për Homeplanin. Këto janë akuzat konkrete për korrupsion me shifra, që mercenarët dhe monstrat e fëmijëve, kanë sjellë kundër Sali Berishës. Ajo që më revoltoi jashtë mase, se ata këtë aktakuzë e kishin shpërndarë dhe unë i mësova këto nga studiot televizive para se ta lexoja. E them këtu, nuk kam asnjë rezervë për ta publikuar që nesër, përveç do shihni aty qindra e mijëra emra që kanë futur vetëm për të mbushur faqe, gjë e cila nuk mund ta bëj pa asnjë aprovim të tyre se ata mund të lëndohen dhe nuk kam të drejtë t’i lëndoj.
sali berisha
Politike
14 Shtator 2024, 13:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 13:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 13:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhj...
Politike
14 Shtator 2024, 13:28
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Dhëndri i kreut të Partië Demokratike, Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sëris...
Politike
14 Shtator 2024, 12:23
S.B
Pirro Vengu
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi punimet për ndërtimin e Kampusit të Akademisë së Forcave ...
Politike
14 Shtator 2024, 11:29
M.B
Moment nga firmosja
TIRANA- Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Hagës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në...
Politike
14 Shtator 2024, 11:00
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një dek...
Politike
14 Shtator 2024, 10:20
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” nga ku...
Politike
14 Shtator 2024, 09:56
M.B
Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW
TIRAN...
Politike
13 Shtator 2024, 20:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje p...