13 Shtator 2024, 19:43
Nga M.B
Helikopteri
TIRANA- Më 31 gusht, një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore u ul në aeroportin e Rinasit pas një fluturimi nga Zvicra, ku iu nënshtrua punimeve të thella të mirëmbajtjes. Sipas një postimi në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes, punimet e mirëmbajtjes u kryen falë bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimeve të NATO, NSPA.
“…Jemi në rrugën e duhur për të rikthyer progresivisht gatishmërinë teknike të të gjithë Flotës sonë Ajrore,” shkruhej në statusin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas degradimit të flotës së helikopterëve Cougar për vite me radhë, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në kontrata mirëmbajtjejeje dhe sigurimi, Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s në vitin 2021 për mirëmbajtjen e tyre.
Ndihma sigurohet përmes Partnershipit për Mbështjejen e Helikopterëve, një mekanizëm që ofron mbështetje logjistike për 11 vendet anëtare, mes së cilave është edhe Shqipëria.
Marrëveshja e siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregon megjithatë se ky mekanizëm mund të mos jetë në gjendje të ofrojë mbështetje për të gjitha rastet, duke i orientuar vendet që të ndjekin edhe procedurat e tyre të brendshme.
Forca Ajrore zotëron katër helikopterë Cougar, të blerë përmes një kontrate të vitit 2010 të qeverisë “Berisha” me kompaninë Eurocopter për 78.6 milionë euro. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se të paktën nga viti 2018, Ministria e Mbrojtjes dështoi që të garantonte mirëmbajtjen periodike të tyre, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e Forcave Ajrore.
E pyetur nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk dha të dhëna për gjendjen teknike të tre helikopterëve të tjerë “Cougar”, duke sugjeruar që t’i referohemi faqes së tyre zyrtare.
Përveç helikopterëve “Cougar”, Forca Ajrore u pasurua edhe me dy helikopterë Black Hawk të sjellë nga Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2024.
Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se mirëmbajtja e helikopterëve Black Hawk do të kryhet nga pala amerikane në bashkëpunim me specialistët e Bazës Ajrore të Farkës deri në dhjetor të vitit 2025. Pas kësaj periudhe, referuar dhe vijimit të trajnimit të personelit shqiptar, kjo mirëmbajtje do të kryhet nga specialistët e Forcës Ajrore./ BIRN
cougar
Politike
13 Shtator 2024, 18:15
M.B
Charles Michel, Olaf Scholz, Edi Rama, Ursula Von der Leyen dhe Andrej Plenkoviç
TIRANA- Media gjermane Der Spiegel i ka dedikuar një arrt...
Politike
13 Shtator 2024, 18:08
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar sot pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdë...
Politike
13 Shtator 2024, 16:40
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimin të Kuvendit mbrëmjen e kaluar për të mbrojtur mandatin ...
Politike
13 Shtator 2024, 16:24
M.B
Silvio Gonzato dhe Elisa Spiropali
TIRANA- Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika nd...
Politike
13 Shtator 2024, 15:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbr&e...
Politike
13 Shtator 2024, 14:45
r.ll
ilir meta, sulejman rexhepi
TIRANË- Ditën e sotme në media po qarkullon një lajm me akuza të forta ndaj presidentit të Partis...
Politike
13 Shtator 2024, 14:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të mos ndryshojë masat e si...
Politike
13 Shtator 2024, 14:18
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçk&...
Politike
13 Shtator 2024, 12:48
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë di...
Politike
13 Shtator 2024, 12:48
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundë...