Sport

VIDEO/ Dortmund kalon në krye për një natë: 4-2 ndaj Heidenheim, super Adeyemi

Skuadra e Schmidtit e bëri Borussia Dortmundin të djersijë fort në raundin e tretë të Bundesligës: në Signal Iduna Park...

14 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Dortmund kalon në krye për një natë: 4-2 ndaj

GJERMANI - Heidenheim nuk është më një surprizë, por një realitet (shumë solid) në Bundesligë. Skuadra e Schmidtit e bëri Borussia Dortmundin të djersijë fort në raundin e tretë të Bundesligës: në Signal Iduna Park, nën-kampionët evropianë fitojnë 4-2 falë një pjese të parë të shkëlqyer.

Një dopiedë vdekjeprurëse e firmosur nga Adeyemi (17’ dhe 41’) duket se përcaktoi fatin e ndeshjes, ndërkohë që Malen (12’) hapi sfidën për verdhezinjtë; Pieringer ngushton diferencën në minutën e 39-të, para se Adeyemi të shënojë sërish për 3-1 dy minuta më vonë.

Në pjesën e dytë Breuning rihap ndeshjen me penallti në minutën e 74-të, por në minutën e 93-të Emre Can shënon, sërish nga pika e penalltisë duke firmosur për 4-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll