Sport

Gjykata e Lartë e Brazilit nuk e pranon kërkesën e Robinhos për liri. Përdhunuesi i shqiptares mbetet në burg...

Mbrojtja e ish-ndërkombëtarit brazilian pretendoi se ai nuk mund të vuante dënimin me burg, pasi çështja ka ndodhur në Itali.

13 Shtator 2024, 21:26 Nga DOSJA

Gjykata e Lartë e Brazilit nuk e pranon kërkesën e Robinhos

BRAZIL - Gjykata e Lartë Federale e Brazilit këtë të premte kërkoi 'habeas corpus' nga Robinho, që në thelb do të nënkuptonte lirimin nga burgu të ish-ndërkombëtarit brazilian.

Ish-futbollisti i Milanit, është burgosur në Tremembé, në brendësi të shtetit të Sao Paulos, që nga 21 marsi 2024, pasi ishte dënuar me 9 vite për përdhunim kolektiv të një emigranteje shqiptare në vitin 2013, kur ai luante për kuqezinjtë.

Mbrojtja e Robinhos kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar se ai nuk mund të vuajë dënimin nëntëvjeçar në Brazil, pasi çështja ka ndodhur në Milano të Italisë.

Thënë kështu, përfaqësuesit e brazilianit konsideruan se ai duhet të lirohet derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim në lidhje me ankesën e paraqitur nga Robinho.

Gjyqtari Luis Fux, megjithatë, e arsyetoi vendimin me argumentin se “nuk vihet re asnjë shkelje e normave kushtetuese”, dhe seanca u pezullua menjëherë për një kohë të pacaktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll