Sport

Tre gola dhe tre asistime në 4 ndeshje: Raphinha, lojtari më i mirë i gushtit në La Liga

Pas çmimit të trajnerit më të mirë të muajit të kaluar që iu dha Hansi Flick, sulmuesi anësor brazilian Raphinha u zgjodh lojtari më i mirë i muajit gusht

14 Shtator 2024, 08:00 Nga DOSJA

Tre gola dhe tre asistime në 4 ndeshje: Raphinha, lojtari më i

SPANJE - Barcelona është lider në La Liga me 4 fitore në po aq ndeshje. Një muaj i jashtëzakonshëm gushti për ekipin Blaugrana, i cili tashmë ka hapur një hendek të vogël me rivalët e tij, veçanërisht Atletico dhe Real Madrid, katër pikë larg renditjes.

Pas pushimit priten përgjigje të rëndësishme, por ndërkohë katalanasit kanë marrë çmimet e para të rëndësishme: pas çmimit të trajnerit më të mirë të muajit të kaluar që iu dha Hansi Flick, anësori Raphinha u zgjodh lojtari më i mirë i muajit gusht. Një njohje e merituar për brazilianin, autor i 3 golave ​​dhe 3 asistimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll